​Jorginho dhe De Jong mund bëhen me skuadra të reja gjatë verës

Futboll

​Jorginho dhe De Jong mund bëhen me skuadra të reja gjatë verës

Më: 27 janar 2022 Në ora: 13:48
Frenkie De Jong

Dy prej mesfushorëve më në formë për momentin Frenkie De Jong dhe Jorginhon mund t’i shohim me skuadra të reja nga sezoni i ardhshëm.

Kjo për shkak se Chelsea raportohet se ka kontaktuar Barcelonën për mesfushorin holandez, ndërsa Jorginho mund të shkojë drejt Juventusit.

Barcelona po kalon nëpër një situatë dramatike financiare dhe mund të ketë nevojë të shesë një nga lojtarët e saj kryesorë në fund të sezonit, përcjellë KosovaPress.

Sipas “La Gazzetta dello Sport”, Juventusi e shëh De Jongun si profil ideal për skuadrën e Allegrit, por duke parë se edhe Chelsea është futur në këtë garë, atëherë “Zonja e Vjetër” do të fokusohet te karonit i Jorginhos.

Gjigantët e Serisë A kanë përdorur tashmë pjesën më të madhe të buxhetit të tyre të transferimeve të verës për të nënshkruar me Dusan Vlahovic për 75 milionë euro. Prandaj, ata do të jenë në gjendje të kryejnë operacione të shtrenjta vetëm nëse shesin ndonjë emër të madh të skuadrës.

Matthijs de Ligt konsiderohet si ai që mund të largohet, me Chelsean që gjithashtu është i interesuar për holandezin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat