De Jong ka ditur t’i mbijetojë një situate më shumë se të ndërlikuar

Futboll

De Jong ka ditur t’i mbijetojë një situate më shumë se të ndërlikuar

Më: 15 shkurt 2022 Në ora: 12:54
De Jong ka ditur t’i mbijetojë një situate më shumë se të ndërlikuar

Espanyol–Barcelona është gjithmonë një nga ndeshjet e vitit në La Liga Santander.

Sigurisht që “Blaugranat” janë superiorë sa u përket statistikave, por në ndeshjen e fundit skuadra e Xavi Hernandezit ishte vetëm një hap larg disfatës. Pikërisht në momentet e fundit të derbit u shfaq Luuk de Jong, heroi i papritur.

Ai u hodh në fushë pak para se të fillonte koha shtesë dhe iu deshën pesë minuta për të shënuar golin e barazimit dhe për të shpëtuar Barcelonën. Një goditje me kokë kundër së cilës Diego López nuk mundi të bënte asgjë. Sulmuesi holandez i dha një pikë skuadrës së tij.

Në fakt, shifrat e tij tashmë janë të denja për një sulmues të madh. Ai ka shënuar 5 gola në 19 ndeshje për një total prej 750 minutash.

Domethënë ai shënon një gol çdo 150 minuta.

Duke marrë parasysh vazhdimësinë që ka holandezi (luan shumë pak), janë statistika që të surprizojnë. Kurioz fakti që Luuk de Jong ka mesatarisht 1.4 gjuajtje për ndeshje.

De Jong ka ditur t’i mbijetojë një situate më shumë se të ndërlikuar. Ngacmimet, memet dhe kritikat kanë qenë në rend të ditës dhe në fund me gola ka treguar se e meriton të jetë në një ekip si Barcelona. Nënshkrime të shkëlqyera kanë mbërritur në treg si Aubameyang dhe Ferran, por de Jong nuk është trembur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat