Messi nuk i ka shënuar Realit të Madridit që kur iku Ronaldo

Futboll

Messi nuk i ka shënuar Realit të Madridit që kur iku Ronaldo

Më: 16 shkurt 2022 Në ora: 13:06
Messi nuk i ka shënuar Realit të Madridit që kur iku Ronaldo

PSG arriti të fitojë vetëm në sekondën e fundit ndaj Realit të Madridit, duke e bërë më të lehtë ëndrrën për kualifikim në çerekfinale.

Megjithatë, Lionel Messi kishte mundësinë të shënonte gol nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 62-të.

Argjentinasi nuk po arrin të gjejë formën e tij tek Barcelona. Në vitin 2022 ai ka arritur të shënojë vetëm një gol për skuadrën pariziene. Me penalltinë e humbur, Lionel Messi nuk arriti të prishë një rekord negativ ndaj Realit të Madridit.

34 vjeçari nuk ka regjistuar asnjë gol apo asist ndaj Realit të Madridit që në verën e vitit 2018, që përkon me largimin e Cristiano Ronaldos tek Juventusi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat