Broja kundër Rashicës, ja formacionet zyrtare të Southamptonit dhe Norwichit

Futboll

Broja kundër Rashicës, ja formacionet zyrtare të Southamptonit dhe Norwichit

Më: 25 shkurt 2022 Në ora: 20:22
Ilustrim

Sonte me fillim nga ora 21:00 do të fillojë ndeshja mes skuadrës angleze Southampton dhe asaj të Norwich Cityt, e vlefshme kjo për Premier Ligën angleze.

Në xhiron e fundit të zhvilluar, Southamptoni shënoi fitore me rezultat 2:0 kundër Evertonit, kurse Norwichi pësoi humbje 3:1 kundër Liverpoolit, përcjell KosovaPress.

Momentalisht, të dy skuadrat i ndajnë plot 15 pikë në tabelë, ku Southamptoni zë vendin e 10 me 32 pikë, krahas Norwichit që zë vendin e fundit me vetëm 17 pikë.

Sa i përket ndeshjes së sotme, do të kemi një përballje shqiptaro-kosovare, ku në njërën anë të sulmit starton Armando Broja për Southamptonin, kurse në anën tjetër te Norwichi e fillon ndeshjen nga fillimi sulmuesi kosovar Milot Rashica.

Tanimë të dy trajnerët kanë publikuar formacionet me të cilat do ta fillojnë këtë ndeshje, dhe ato zyrtare i gjeni më poshtë.

Southampton (4-4-2): Forster; Walker-Peters, Salisu, Bednarek, Livramento; Elyounoussi, Romeu, Ward-Prowse, Armstrong; Broja, Adams

Norwich City (4-3-3): Gunn; Aarons, Hanley, Gibson, Williams; Gilmour, Normann, McLean; Sargent, Pukki, Rashica

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat