Mbrojtësi shqiptar përfshihet në formacionin e javës në elitën e futbollit kroat

Futboll

Mbrojtësi shqiptar përfshihet në formacionin e javës në elitën e futbollit kroat

Më: 8 mars 2022 Në ora: 12:34
Mbrojtësi shqiptar përfshihet në formacionin e javës në elitën e futbollit kroat

Mbrojtësi shqiptar, Jon Mersinaj po zhvillon një sezon fantastik me skuadrën e Lokomotivës së Zagrebit në elitën e futbollit kroat.

23-vjeçari së fundmi është përfshirë në formacionin më të mirë të javës në javën e 26-të të Superligës së Kroacisë, ku vlerësohet me notën 7,7.

Aktualisht gjatë këtij sezoni me fanellën e Lokomotivës së Zagrebit, ai është aktivizuar gjithsej në të gjitha kompeticionet në 16 ndeshje, por pa mundur dot që të gjejë ende rrugën e rrjetës.

Mersinaj gjithashtu është një njohës i mirë i kampionatit shqiptar, teksa më parë ka mbajtur veshur edhe fanellën e Laçit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat