Tuchel i pakënaqur me lojën ndaj Realit

Futboll

Tuchel i pakënaqur me lojën ndaj Realit

Më: 7 prill 2022 Në ora: 07:47
Thomas Tuchel

Thomas Tuchel është shprehur i pakënaqur për rezultatin e arritur të mërkurën mbrëma ndaj Real Madridit në kuadër të çerekfinales së Champions Leagues.

“Blutë” u mposhtën 3-1 në “Stamford Bridge”, falë tri golave të Benzema.

48-vjeçari pas ndeshjes tha se nëse vazhdohet të luajë kështu, skuadra do të vijojë të humbasë.

“Nëse vazhdojmë të luajmë kështu, do të humbasim edhe ndaj Southampton dhe do të mposhtemi prapë nga Real Madridi”, u shpreh ai, shkruan Sport Bible.

Ndeshja kthyese Real Madrid – Chelsea do të luhet në mesjavën e ardhshme, në po të njëjtën kohë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat