Barcelona-Frankfurt, gjysmëfinalisti i Ligës së Evropës vendoset në “Camp Nou”

Futboll

Barcelona-Frankfurt, gjysmëfinalisti i Ligës së Evropës vendoset në “Camp Nou”

Më: 14 prill 2022 Në ora: 11:43
Ilustrim

Rezultati i barabartë 1-1 nga ndeshja e parë e zhvilluar para një javë në Gjermani ndërmjet Barcelonës dhe Eintracht Frankfurtit lë gjithçka të hapur mbi atë se cila nga këto dy skuadra do të kualifikohet në fazën gjysmëfinale të Ligës së Evropës.

Ndeshja kthyese zhvillohet sonte në stadiumin “Camp Nou” me fillim nga ora 21:00 dhe skuadra e trajnerit Xavi Hernandez kërkon që ta shfrytëzojë epërsinë e terenit vendas për të kaluar edhe këtë fazë.

Alves, Fati, Roberto dhe Umtit janë mungesat e Barcelonës për këtë ndeshje.

Këto janë formacionet e mundshme:

Barcelona: (4-3-3): ter Stegen; Araujo, Garcia, Lenglet, Alba; Pedri, Busquets, Frenkie de Jong; Dembele, Aubameyang, Torres

Frankfurt: (3-4-2-1): Trapp; Hinteregger, Hasebe, Ndicka; Knauff, Rode, Jakic, Kostic; Lindstrom, Kamada; Borre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat