Drejtori i Barcelonës sqaron gjithçka rreth situatës me Lewandowskin

Futboll

Drejtori i Barcelonës sqaron gjithçka rreth situatës me Lewandowskin

Më: 2 maj 2022 Në ora: 14:14
Drejtori i Barcelonës sqaron gjithçka rreth situatës me Lewandowskin

Drejtori sportiv i Barcelonës, Mateu Alemany ka sqaruar gjithçka rreth situatës së Robert Lewandowskit.

Sulmuesi polak nuk po pranon ta vazhdojë kontratën me Bayern Munichun, e cila i skadon në verën e vitit 2023.

Ndërkohë, vazhdojnë të qarkullojnë zëra se lojtari më i mirë në botë i dy viteve të fundit, i shpallur nga FIFA, dëshiron të transferohet në “Camp Nou”.

Madje, mediat polake së fundmi kanë raportuar se veterani i sulmit ka arritur marrëveshje dyvjeçare me gjigantin katalunas.

Megjithatë, drejtuesit e klubit nga La Liga nuk duan të zbulojnë shumë detaje rreth këtij transferimi eventual.

“Nuk kemi pasur takime me menaxherin e Lewandowskit. Gjithashtu, nuk dua të flas për procesin e negociatave, është diçka private”, ka thënë drejtori sportiv i Barçës për mediat spanjolle.

“Ne nuk duam të diskutojmë për lojtarë që janë nën kontratë me klube të tjera”, përfundoi Alemany.

Bayerni po mundohet me të gjitha forcat që ta bind Lewandowskin të qëndrojë në “Allianz Arena”. Por, duket se ish-futbollisti i Borussia Dortmundit është i vendosur për ta provuar një eksperiencë të re jashtë Gjermanisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat