Sevilla e Atletico Madridi vazhdojnë sot garën për Top 4 në La Liga

Futboll

Sevilla e Atletico Madridi vazhdojnë sot garën për Top 4 në La Liga

Më: 11 maj 2022 Në ora: 09:30
Sevilla e Atletico Madridi vazhdojnë sot garën për Top 4 në La Liga

La Liga spanjolle vazhdon sot me disa ndeshje interesante, të vlefshme këto për xhiron e 36 të këtij sezoni.

Programin e sotëm do ta hapin dy ndeshje me fillim nga ora 19:00, ku skuadra e Osasunas pret në shtëpi Getafen.

Ndërkaq, me fillim nga ora 20:30, skuadra e Sevillas do të synojë me çdo kusht fitoren kundër Mallorcas së Vedat Muriqit, në mënyrë që ta vazhdojë garën për Top 4.

Po ashtu, garën për një vend drejt Ligës së Kampionëve do ta vazhdojë sot edhe Atletico Madridi, i cili në rolin e mysafirit zhvillon ndeshje kundër Elches.

Kampioni i këtij sezoni Real Madridi kryeson tabelën me 81 pikë, nëntë sosh më shumë se Barcelona në vendin e dytë, kurse Top 4 e mbyllin Sevilla me 65 pikë e Atletico Madridi me 64 sosh.

Në anën tjetër, në zonën e rrezikut në tabelë gjenden Mallorca me 32 pikë, Levante me 29 sosh dhe skuadra e Alavesit me vetëm 28 pikë të tubuara.

Programin e plotë të ndeshjeve të sotme në La Liga e gjeni më poshtë.

19:00 Alaves – Espanyol

19:00 Osasuna – Getafe

20:30 Sevilla – Mallorca

21:30 Elche – Atletico Madrid

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat