Futbollisti brazilian: Dua të qëndroj me familjen!

Futboll

Futbollisti brazilian: Dua të qëndroj me familjen!

Më: 19 maj 2022 Në ora: 17:54
Futbollisti brazilian: Dua të qëndroj me familjen!

Mund të vazhdonte pa frikë të mbetej aktiv në botën e futbollit edhe për tre apo katër sezonet e ardhshme, mirëpo Mario Fernandez ka zgjedhur t’i japë fund karrierës në moshën 31-vjeçare.

Fernandes prej 10 viteve ishte pjesë e CSKA Moska ndërsa vendosi të tërhiqet përfundimisht nga bota e futbollit me arsyen për t’i dedikuar më shumë kohë familjes.

Fernandes, i cili është me kombësi brazialiane zgjodhi të përfaqësonte Rusinë në arenën ndërkombëtare.

Me kombëtaren ruse, 31-vjeçari ka koleksionuar 33 paraqitje ndërsa ka shënuar edhe pesë gola.

Sakaq, tifozët e CSKA do të kenë mundësi të përshëndeten me Fernandes në ndeshjen e fundit ndaj Rostov ndërsa klubi rus i ka ftuar të gjithë fansat për të qenë të shumtë në stadium dhe për t’i dhuruar një lamtumirë të denjë lojtarit që i shërbeu për 10-vite klubit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat