Rrahmani: Kuqezinjtë nuk goditën asnjë herë në portë

Futboll

Rrahmani: Kuqezinjtë nuk goditën asnjë herë në portë

Më: 20 maj 2022 Në ora: 12:12
Rrahmani: Kuqezinjtë nuk goditën asnjë herë në portë

Amir Rrahmani ka dhënë një intervistë për “Radio Kiss Kiss Napoli“, ku ka komentuar gjithë sezonin e bërë në Serie A. Mbrojtësi shqiptar e ka cilësuar këtë sezon si të bukur në aspektin personal, teksa për herë të parë numëron 50 ndeshje brenda një edicioni futbollistik.

Kapiteni i Kosovës tregon se pengu i tij është humbja me Milanin, ndërsa sa i përket titullit kampion, këshillon kuqezinjtë të kenë kujdes, pasi Sasuolo mund të jetë shkatërruese.

“Një sezon i vështirë, por i bukur, veçanërisht sepse i gjetëm tifozët në shtëpi, me stadiumin plot.

Gjithashtu jam i lumtur sepse kam luajtur më shumë dhe është viti i parë që kam luajtur 50 ndeshje. Kam shënuar edhe 4 gola për Napolin dhe dy për kombëtaren. Sezoni pozitiv edhe personalisht.

Pengje nga sezoni? Po, mund të ishte më mirë, ndoshta në ndeshje si ajo me Milanin në të cilën ata nuk patën as një goditje në portë deri në golin e parë. Na vjen keq, edhe ne e duam Skudeton, edhe sepse shumica prej nesh nuk kanë fituar kurrë në karrierën tone. Është një ëndërr!

Milani gjithashtu mund të humbasë për mua, veçanërisht nëse Sassuolo është në ditën e vetë. Ata kanë një ekip shkatërrues, pavarësisht humbjes 6-1 kundër nesh”, ka thënë Amir Rrahmani.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat