Tifozët i vjedhin Piolit medaljen e titullit gjatë festës: Ma ktheni se është e vetmja që kam!

Futboll

Tifozët i vjedhin Piolit medaljen e titullit gjatë festës: Ma ktheni se është e vetmja që kam!

Më: 22 maj 2022 Në ora: 23:56
Tifozët i vjedhin Piolit medaljen e titullit gjatë festës: Ma ktheni se është e vetmja që kam!

Një ngjarje e pabesueshme ka ndodhur sot pasi Milani është kurorëzuar kampion në “Mapei Stadium”.

Stefano Pioli, trajneri i kuqezinjve, ka mbetur pa medaljen e kampionat, pasi ia kanë vjedhur tifozët e skuadrës së tij.

Ka qenë vetë trajneri i kuqezinjve ai i cili ka lëshuar apelin për të rigjetur këtë medalje që ka një vlerë shumë të madhe për të sa i përket asaj që përfaqëson në aspektin sentimental për karrierën e tij më shumë së sa vlerës monetare. Me sa duket, gjatë pushtimit të fushës që nisi pas ceremonisë, dikush i ka hequr atij nga qafa medaljen e sapofituar.

“Më kanë shkulur medaljen nga qafa gjatë festimeve. Nëse mund të bëni një apel ju falënderoj, sepse është e vetmja që kam”, ishte mesazhi i Piolit për mediat në konferncë për shtyp.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat