Finalja po zhvillohet në Tiranë, por në Olimpico janë mbledhur 50 mijë tifozë

Futboll

Finalja po zhvillohet në Tiranë, por në Olimpico janë mbledhur 50 mijë tifozë

Më: 25 maj 2022 Në ora: 22:31
Finalja po zhvillohet në Tiranë, por në Olimpico janë mbledhur 50 mijë tifozë

Roma shpreson të jetë skuadra e parë që fiton trofeun e Conference League dhe ka hedhur një hap të sigurt drejt triumfit në finalen e Conference League ndaj Feyenoordit.

Nicolo Zaniolo kaloi në avantazh ekipin e Jose Mourinhos në minutën e 32-të, duke ndezur festën verdhekuqe në stadiumin “Arena Kombëtare” por edhe në “Olimpico”.

Ndërkohë që rreth 20 mijë tifozë po ndjekin finalen në stadiumin kombëtar në Tiranë, 50 mijë romanistë janë mbledhur në mitikun “Olimpico”.

Tetë ekrane gjigante janë vendosur në stadiumin e kryeqytetit italian për 50 mijë tifozët që po ndjekin dhe po shijojnë së bashku duelin që po luhet në Tiranë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat