Arrestimi i “Ballist” Morinës në Kukës, disa orë më pas supertifozi i Kombëtares dërgohet në…

Futboll

Arrestimi i “Ballist” Morinës në Kukës, disa orë më pas supertifozi i Kombëtares dërgohet në…

Më: 26 maj 2022 Në ora: 11:52
Arrestimi i “Ballist” Morinës në Kukës, disa orë më pas supertifozi i Kombëtares dërgohet në…

Ballist’ Morina, një ditë pas arrestimit nga Policia e Kukësit është dërguar në paraburgimin e Durrësit, raporton gazetari i Panorama.

Ndalimi i tij paraditen e 25 majit u bë pasi ishte shpallur në kërkim për llogari të Drejtorisë së Policisë Durrës.

“Ky shtetas u ndalua pasi gjatë verifikimeve ka rezultuar person në kërkim nga Drejtoria Vendore e Policisë Durrës.

Për këtë shtetas, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës ka vendosur revokimin e vendimit penal të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për lirimin e tij me kusht dhe ka caktuar vuajtjen e pjesës së mbetur të dënimit, 5 muaj e 12 ditë burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municioneve”, tha Policia në një njoftim për mediat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat