Ibrahimovic duke thyer ligjet e mjekësisë, tregon se ka luajtur pa ligament në këmbën e tij

Futboll

Ibrahimovic duke thyer ligjet e mjekësisë, tregon se ka luajtur pa ligament në këmbën e tij

Më: 26 maj 2022 Në ora: 18:23
Zlatan Ibrahimovic

Zlatan Ibrahimovic ka treguar në mënyrë të jashtëzakonshme se ai luajti gjashtë muajt e fundit pa ligamentin kryesor në gjurin e tij të majtë (ACL).

U konfirmua këtë javë se sulmuesi 40-vjeçar, i cili së fundmi fitoi Scudetton me Milanin pasi u inkuadrua në fitoren 3:0 ndaj Sassuolo-s, do të mungojë për shtatë deri në tetë muajt e ardhshëm pasi iu nënshtrua një operacioni në gju.

Tani, ish-ylli i Barcelonës dhe Paris Saint-Germain ka treguar se sa kanë qenë të vështirë muajt e fundit për të, pas një kohe përplot me lëndime.

“Për gjashtë muajt e fundit unë kam luajtur pa ligamentin kryesorë në gjurin tim të majtë. Gju i ënjtur për gjashtë muaj. Kam pasur mundësinë të stërvitem vetëm 10 herë me skuadrën përgjatë kësaj kohe. I gjithë procesi mori më shumë se 20 injeksione në gjashtë muaj. Mu desh ta zbrazja gjurin një herë në javë për gjashtë muaj. Ilaçe kundër dhimbjeve çdo ditë për gjashtë muaj. Mezi flija për gjashtë muaj për shkak të dhimbjes”, tha Ibrahimovic.

“Sot kam një ligament të ri dhe një tjetër trofe”, shtoi më tej ylli suedez.

Duke marrë parasysh moshën e Ibrahimovic, mbetet të shihet nëse sulmuesi veteran do të vazhdojë me futboll profesionist, apo do të zgjedhë pensionimin e detyruar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat