Nuk përmbahet lojtari, Kosovën e fshin edhe nga Instagrami i tij

Futboll

Nuk përmbahet lojtari, Kosovën e fshin edhe nga Instagrami i tij

Më: 27 maj 2022 Në ora: 15:37
Nuk përmbahet lojtari, Kosovën e fshin edhe nga Instagrami i tij

Pas konfirmimit të Kombëtares së Kosovës se Edvin Kurtulus ka vendosur të përfaqësojë Suedinë, ka ardhur edhe reagimi nga vet lojtari.

Kurtulus përpos që e braktisi Kosovën, tani ka shkuar edhe më largë. Menjëherë e ka fshirë emrin e Kosovës nga Instagrami i tij, ku e kishte të theksuar se e përfaqësoon Kosovën.

Ai në biografinë e shkurtër në profil shkruante se luan për Hammarbyn dhe Kosovën, kurse para pak çastesh e ka fshirë emrin e Kosovës, duke e lënë vetëm atë të ekipit suedez.

Image

Mbrojtësi 22-vjeç deri më tani ka luajtur për ekipin e shpresave të “Dardanëve”, Kosovën U-21. Madje ishte edhe kapiten i kësaj skuadre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat