Tirana U-13 dhe Akademia e Futbollit U-15 shpallen kampione

Futboll

Tirana U-13 dhe Akademia e Futbollit U-15 shpallen kampione

Më: 12 qershor 2022 Në ora: 11:40
Tirana U-13 dhe Akademia e Futbollit U-15 shpallen kampione

Janë luajtur këtë të shtunë ndeshjet finale në dy prej kampionateve të moshave, më konkretisht Kategoria Superiore U-13 dhe Kategoria Superiore U-15, ku janë shpallur edhe fituesit e këtij edicioni.

Finalja e kampionatit U-13 u luajt midis Tiranës dhe Football Republic me sfidën që nisi të luhej në orën 17:30 në kompleksin “Internacional” në Pezë Helmes.

Një ndeshje mjaft e bukur dhe plot emocione, që u vendos nga një gol i shënuar që në minutën e 23-të nga Dalipi i Tiranës. Deri në fund rezultati nuk do të ndryshonte dhe me këtë fitore 1-0 Tirana u shpall kampioneve e Kategorisë Superiore U-13.

Në ceremoninë e organizuar në përfundim të ndeshjes nga FSHF ishte legjenda e futbollit shqiptar, Sulejman Demollari, ai që i dorëzoi lojtarëve të Tiranës medaljet dhe trofeun e kampionit.

Ndërkaq, në ora 19:00 po në kompleksin “Internacional” në Pezë Helmes ka nisur edhe finalja e Kategorisë Superiore U-15, Vllaznia-Akademia e Futbollit që u mbyll me rezultatin 0-1 në favor të skuadrës kryeqytetase. Golin e fitores e shënoi Rifa në minutën e 61-të. Kësisoj, Akademia e Futbollit u shpall kampione e këtij edicioni për Kategorinë Superiore U-15.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat