Katër skuadra shqiptare në Ligën e Dytë Unike të Maqedonisë së Veriut

Futboll

Katër skuadra shqiptare në Ligën e Dytë Unike të Maqedonisë së Veriut

Më: 24 qershor 2022 Në ora: 18:42
KF Arsimi

Me zhvillimin e ndeshjeve të balotazhit të mërkurën, për inkuadrim në Ligën e Dytë, edhe zyrtarisht tashmë janë bërë të ditura 16 skuadrat që do të garojnë në një ligë unike, dhe jo si viteve tjera që ishin të ndara në dy Konferenca, atë të Lindjes dhe Perëndimit, me nga 10 skuadra, shkruan “infOSport.mk”. Katër skuadra shqiptare në Ligën e Dytë Unike të Maqedonisë së Veriut: Arsimi i Çegranit, Voska Sport e Ohirit, Besa e Dobërdolit dhe Gostivari.

Arsimi nga Çegrani dhe Karaormani falë fitoreve ndaj Ovçe Poles, gjegjësisht Vardar Negotinës, siguruan një vend në Ligën e Dytë.

Kësisoj KF Arsimi dhe KF Karaormani, ju bashkohen edhe 14 skuadrave tjera, të Ligës së Dytë unike, edhe atë, Voska Sportit, Vardarit, Gostivarit, Teteksit, Besës së Dobërdollit, Ohrid Lihnidosit, Bellasicës, Slloga Vinicës, Sasa-s, Kozhuvit, Detonitit, Pehçevës, Pelisterit dhe Borecit.

Sezoni i ri në Ligën e Dytë unike për sezonin 2022/2023, duhet të startojë me 14 gusht, ndërsa i njëjti do të përfundoj majin e vitit 2023-të.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat