Gati për t'u përballur me FC Shkupin

Futboll

Gati për t'u përballur me FC Shkupin

Më: 30 qershor 2022 Në ora: 14:51
Gati për t'u përballur me FC Shkupin

Skuadra e “Linkoln Red Imps”, kampioni i Gjibraltarit, vazhdimisht konsiderohet si autsajder në kuadër të garimeve të ndryshme evropiane, ndërsa në këtë sezon do të përballet me kampionin e Maqedonisë, skuadrën e FC Shkupit.

Së fundit, kjo skuadër zhvilloi dy ndeshje miqësore, njëra kundër Katarit dhe kjo e fundit ndaj skocëzeve të Killmarnokut (2-2), ku dëshmoi se është gati për sfidat eliminatore të Ligës së Kampionëve.

Skuadra nga Gjibraltari shihet si favorit ndaj FC Shkupit, jo për shkak të kualitetit që posedon, por për faktin se në hedhjen e shortit ishin në anën e skuadrave bartëse. Ndryshe nga sezoni i kaluar, Linkoln do të drejtohet nga trajner i ri, Raul Kastiljo, i cili morri drejtimin e klubit më 18 maj, pasi që më parë ishte ndihmës trajner i Mik Mekellvit, në dy sezonet e fundit.

Së fundit, kjo skuadër ka firmosur kontratë me dy futbollist spanjoll: Mariano Gonzalez Maroto – Nano dhe Huan Francisko Garcia Pena – Huanfri.

Skuadra në të cilën gjysma janë futbollistë spanjollë dhe gjysma tjetër janë futbollist të kombëtares së Gjibraltarit, është shumë më e mire, se ajo skuadra që u përball me kombëtaren e Maqedonisë, ku në dy sfidat nuk ariti të shënojë asnjë gol, ndërsa në anën tjetër pranoi 6 gola në rrjetën e vet. Kujtojmë se përballja e parë do të zhvillohet në stadiumin “Todor Proeski” në Shkup, më 5 korrik, në orën 20.45.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat