Real Madrid shënon një moment unik në historinë e tyre

Futboll

Real Madrid shënon një moment unik në historinë e tyre

Më: 6 korrik 2022 Në ora: 13:13
Real Madrid shënon një moment unik në historinë e tyre

Korriku i vitit 2009 ishte një muaj dhe një vit shumë i rëndësishëm në historinë e Real Madrid.

Ishte muaji kur ata thyen rekordin botëror të transferimeve për një superyll, i cili do të bëhej një nga lojtarët më të mëdhenj të klubit ndonjëherë, Cristiano Ronaldo. Ditën që ishte nisur për t’u prezantuar në stadiumin Santiago Bernabeu, ai u befasua. Po kalonte para stadiumit dhe sheh mijëra e mijëra tifozë duke tentuar të futen në tribunat e stadiumit. Ronaldo tha:

“Mos ndoshta është ndryshuar orari dhe do të luhet ndonjë ndeshje?” Rreth 80 mijë tifozë brenda Santiago Bernabeu për të parë numrin 9-të të ri të klubit.

Ishte ëndrra e Cristiano Ronaldos të vishte fanellën e bardhë të famshme të Madridit, dhe më 20 korrik ai më në fund mori këtë mundësi, duke bërë debutimin e tij kundër skuadrës irlandeze Shamrock Rovers.

Ai luajti për rreth 45 minuta në debutimin e tij por nuk arriti të shënonte apo të linte shenjë. Menjëherë, mediat shpërthyen kundër tij duke e quajtur si një dështim, ndërsa disa media të tjera thjesht shkruanin se Ronaldo nuk ishte munduar fare në atë ndeshje miqësore.

Vitet kalonin dhe emri i CR7 u bë tmerri i çdo ekipi të mundshëm. Makineri golash, asistimesh, magjie dhe me një influencë të madhe në ekip. Topat e Artë filluan të shtohen, trofetë personal dhe me klubin spanjoll akoma dhe më shumë.

Cristiano Ronaldo luajti 438 ndeshje me fanellën e “Los Blancos”, ku shënoi 450 gola dhe asistoi 131 herë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat