Lazio merr vendimin final për transferimin e Muriqit

Futboll

Lazio merr vendimin final për transferimin e Muriqit

Më: 6 korrik 2022 Në ora: 15:05
Vedat Muriqi

E ardhmja e Vedat Muriqit duket të jetë gjithmonë e më larg Lacios, me klubin italian që po shqyrton mundësitë e transferimit për sulmuesin e Kosovës në këtë merkato.

Një nga klubet që ka shfaqur interesin më të madh është dhe Majorka, skuadër ku sulmuesi e kaloi gjysmën e sezonit të shkuar në huazim, por që duket një pistë e mbyllur sipas zërave nga Spanja.

Ka qenë e përditshmja “Marca” që ka publikuar lajmin ku thuhet se dy klubet i kanë ndërprerë bisedimet për sulmuesin pas mungesës së dakordësisë për çmimin e kartonit të lojtarit.

Majorka e dëshironte me ngul një rikthim të Muriqit pas paraqitjeve shumë pozitive të 28-vjeçarit gjatë kohës që kaloi në La Liga, por vështirësitë në negociata duket se e mbyllin këtë pistë, me sulmuesin e Kosovës që tashmë duhet të shikojë për opsione të tjera ku nuk përjashtohet një rikthim në Superligën Turke.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat