Gjilani përforcohet me Jasharin

Futboll

Gjilani përforcohet me Jasharin

Nga: K. G. Më: 6 korrik 2022 Në ora: 16:00
Granit Jashari

Gjilani nuk ndalet me përforcime! Ata përforcohen me futbollistin Granit Jashari.

“Sport Club Gjilani komunikon angazhimin e futbollistit Granit Jashari.

Marrëveshja e nënshkruar është e vlefshme për dy vite dhe me mundësi vazhdimi.

23 vjeçari, i cili luan në pozitën e mbrojtësit të qendrës vjen nga radhët e KF Drenica, derisa më parë ka qenë reprezentues i rregullt i moshave zingjir te Përfaqësuesja e Kosovës.

Të gjithë në SC Gjilani i urojnë mirëseardhje Granitit dhe i dëshirojnë sukses në objektivat që klubi ka vënë para, duke nisur nga garat ndërkombëtare”, njofton SC Gjilani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat