Tifozi i Romës i propozon të dashurës para syve të Jose Mourinhos

Futboll

Tifozi i Romës i propozon të dashurës para syve të Jose Mourinhos

Më: 22 korrik 2022 Në ora: 18:45
Tifozi i Romës i propozon të dashurës para syve të Jose Mourinhos

Në klubin e Romës është krijuar një ambient shumë pozitiv teksa finalja e fituar për llogari të Conference League në Tiranë ndaj Feyenoord apo edhe nënshkrimi me Paulo Dybalën, mbush me optimizëm tifozët kryeqytetas që sigurisht besojnë së tepërmi në metodat e trajnerit Jose Mourinho.

Madje, së fundmi, tifozët janë bërë edhe më të guximshëm nën prezencën e teknikut nga Setubali pasi një prej tyre ka vendosur të ketë një kujtim të veçantë nga takimi me Special One.

Kështu, pasi shtrëngoi duart me Mourinhon, tifozi vendosi t’i propozonte për martesë të dashurës pikërisht duke pasur Mourinhon si dëshmitar.

Përgjigja e vajzës ishte miratuese dhe në këtë formë çifti që simpatizon Romën do të ketë një kujtim të paharrueshëm nga takimi me Mourinhon. Videon e propozimit e ka ndarë në rrjetet sociale edhe vetë klubi i Romës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat