Ngre siparin edicioni i 124-t i Premier League

Futboll

Ngre siparin edicioni i 124-t i Premier League

Më: 5 gusht 2022 Në ora: 19:02
Ngre siparin edicioni i 124-t i Premier League

Edicioni i 124-t i kampionatit më të ndjekur të futbollit, Premier League, do të nisë rrugëtimin mbrëmjen e sotme me sfidën Crystal Palace-Arsenal, teksa ekrani kampion, DigitAlb, do të sjellë tashmë ekskluzivisht të gjitha ndeshjet.

20 skuadra që premtojnë rivalitet dhe të paktën 5 në garë për të zbritur nga “froni” Manchester City-n, që edicionin e kaluar triumfoi pas një rivaliteti sa të ashpër, aq edhe të bukur me Liverpoolin.

“The reds” kanë ndryshuar në sulm, me Nunez që ka marrë vendin e Mane të larguar drejt Gjermanisë, ndërsa “citizens” kanë bërë transferimin më të bujshëm të verës, sulmuesin belg Elring Haalang.

Megjithatë në merkato nuk kanë mbetur mbrapa as skuadra si Chelsea, Manchester United, Liverpool e Arsenal, që do të kërkojnë diçka më shumë se zona Champions, në një sezon vërtetë me rivalitet.

Ndonëse merkatoja është ende e hapur deri në fund të muajit, skuadrat janë konsoliduar në pjesën më të madhe të tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat