Suada Jashari: Lojtaret janë të motivuara për Champions League 

Futboll

Suada Jashari: Lojtaret janë të motivuara për Champions League 

Nga: Kemajl Goca Më: 7 gusht 2022 Në ora: 14:49
Suada Jashari

Nuk kanë mbetur më shumë se 11 ditë nga sfida që e pret ekipin e vajzave të EP Com nga Hajvalia, në kuadër të garave kualifikuese në Champions League në futboll.

Kryetrajnerja e EP Com, Suada Jashari, po punon pareshtur me futbolliste duke komponuar ekipin në mënyrën më të mirë për sfidën e 18 gusht ndaj Benfica-s nga Portugalia.   

EP Com në rast se e kalon këtë ekip do të ndeshet me fituesin e përballjes Twente - Agarista CSF. 

Jashari është e kënaqur me formën e futbollisteve, të cilat dje e mposhtën me rezultat 6:0 ZFK Skopjen.

“Forma duket e mirë, kemi bërë maksimumin gjatë kësaj faze përgatitore dhe patjetër që do të mundohemi ta bëjmë maksimumin edhe në ndeshjet që na presin sepse e dijmë që janë shumë të vështira. 

Lojtaret janë të motivuara dhe besoj të bëjmë një paraqitje të mirë”, thotë Jashari për gazetën kombëtare “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat