Shkatërrohet mafia e basteve në Stamboll, 55 milionë euro përfunduan në shtetin e rajonit 

Futboll

Shkatërrohet mafia e basteve në Stamboll, 55 milionë euro përfunduan në shtetin e rajonit 

Nga: K.G. Më: 9 gusht 2022 Në ora: 15:43
Shkatërrohet mafia e basteve

Mafia e basteve “Totobo”, e cila shtrihet nga Gjermania në Turqi dhe përfshin Maqedoninë e Veriut, është shkatërruar në Stamboll. Janë arrestuar 59 anëtarë të mafias, e cila fitoi një miliardë lira (55 milionë euro).

Operacionet ilegale të basteve janë kryer në Turqi, Gjermani dhe Maqedoni, transmeton media turke “Miliyet”.

Policia e ka kryer operacionin për tetë muaj dhe 59 anëtarë u arrestuan në Stamboll. Policia tha se po vijon operacioni për zhdukjen e një prej aferave më të mëdha të basteve të paligjshme.

Anëtarët e organizatës blenë një panel nga një dyqan legal bastesh në Gjermani dhe më pas e morën me qira dhe e sollën në Stamboll. Ata hapën agjenci në Stamboll dhe qytete të tjera dhe vazhdojnë aktivitetet ilegale të basteve.

Policia ka kryer një operacion të koordinuar në 8 qytete turke.

Pas monitorimit të llogarive të anëtarëve, u konstatua se ata kishin një xhirollogari prej 1 miliardë lirash, të cilat transferoheshin në Maqedoni përmes kriptovalutave. Në mënyrë që banka qendrore të mos i gjurmonte këto para, bëheshin pagesa nga 10-15 mijë dollarë secila dhe ato mjete grumbulloheshin në një llogari, pastaj shndërroheshin në kriptovaluta dhe transferoheshin në Maqedoni.

Hulumtimi tregon gjithashtu dyshime se një pjesë e parave është përdorur për financimin e një organizate terroriste. Hetimet  vazhdojnë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat