Pioli: Fusha do të tregojë nëse ky Milan është më i fortë

Futboll

Pioli: Fusha do të tregojë nëse ky Milan është më i fortë

Më: 12 gusht 2022 Në ora: 15:33
Pioli

Edicioni i ri në Serie A nis këtë vikend. Kampioni në fuqi i Italisë, AC Milan sfidën e parë e luan kundër Udineses, të shtunën pasdite në ‘San Siro’.

Trajneri i ‘Rossonerëve’, Stefano Piolo, në një konferencë, ka folur për fillimin e kampionatit të ri në elitën italiane.

Tekniku italian thotë se fusha do të tregojë nëse ky Milan është më i fortë se vitin e kaluar.

“Ky është një Milan i fortë, por fusha do të tregon nëse do të jetë më i fortë se vitin e kaluar”, tha Pioli.

“Jam i bindur që asnjëri prej nesh, përfshirë edhe mua, ende nuk e ka arritur nivelin e tij maksimal. Duhet guxim dhe duhet të përmirësohemi ditë pas ditë”, theksoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat