Takim i stafeve të ekipeve kombëtare të grupmoshave 

Futboll

Takim i stafeve të ekipeve kombëtare të grupmoshave 

Më: 12 gusht 2022 Në ora: 17:07
Takim i stafeve të ekipeve kombëtare të grupmoshave 

Sot në selinë e FFK-së, drejtori teknik Albert Bunjaki dhe drejtori i Kombëtares A, Muharrem Sahiti, kanë mbajtur takim me stafet e ekipeve kombëtare të grumposhave.

Në këtë takim u paraqitën të gjitha të arriturat, ndryshimet, por edhe shqetësimet gjatë periudhës së ndeshjeve kualifikuese.

Po ashtu u diskutua rreth planifikimit të ndeshjeve të ardhshme kualifikuese dhe punën e madhe që i pret stafet e këtyre ekipeve.

Gjatë këtij takimi u ritheksua se investimi dhe mbështetja te grupmoshat e reja është një nga fokuset kryesore të federatës.

Takimet e këtilla do të jenë të vazhdueshme, me qëllim të koordinimit sa më të mirë dhe ngritjes së nivelit të ekipeve kombëtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat