Xherdan Shaqiri asiston por skuadra e tij pëson humbje të thellë 

Futboll

Xherdan Shaqiri asiston por skuadra e tij pëson humbje të thellë 

Nga: Kemajl Goca Më: 14 gusht 2022 Në ora: 11:56
Xherdan Shaqiri

Lideri i Konferencës së Lindjes në ligën amerikane, Philadelphia Union, nuk ka treguar aspak mëshirë për Chicago Fire-n, duke e mposhtur me rezultat 4:1. 

Futbollisti Xherdan Shaqiri u paraqit standard, asistoi në minutën e 49-të, por as kjo nuk i mjaftoi skuadrës së tij që të del me rezultat më të mirë.

Shaqa u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 70-të dhe nëntë minuta më vonë u zëvendësua. 

Për vendasit shënuan Gazdag (16’), Elliott (37’), Carranza (43’), Burke (82’) dhe për Chicagon Mueller (49’).

Pas javës së 25-të, Chicago Fire renditet në vend të dhjetë me 30 pikë, tre pikë pas një vendi që dërgon në play-off dhe Philadelphia Union kryeson me 48 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat