Nottingham Forest, i dyti në Angli për shpenzime me 143.5 milionë stërlina

Futboll

Nottingham Forest, i dyti në Angli për shpenzime me 143.5 milionë stërlina

Më: 19 gusht 2022 Në ora: 13:47
Nottingham Forest, i dyti në Angli për shpenzime me 143.5 milionë stërlina

Nottingham Forest vijon punën në merkato dhe tani ka bërë goditjen e 16-të. Bëhet fjalë për Morgan Gibbs White, që tashmë është zyrtarizuar. Ky transferim arrin një shumë rekord prej 42.5 milionë stërlinash, për ta bërë  Nottingham klubin e dytë anglez, që ka shpenzuar më shumë në merkaton verore deri më tani, plot 143.5 milionë stërlina.

Anglezi ishte pjesë e Wolves dhe me sezonin e ri që ka nisur në Premier League ka qenë pjesë e skuadrës në të dyja ndeshjet, ndërsa sezonin e fundit e ka luajtur në Championship, me Sheffield Utd, ku në total është aktivizuar në 37 ndeshje dhe ka shënuar 12 gola.

Kështu Wolves humbet një element cilëson në merkato, ndërsa Nottinghami është pa frena në afatin kalimtar të transferimeve. Deri më tani në Angli, Nottinghami për nga numri e transferimeve ndiqet Fulhami dhe Leeds United me nga tetë të tilla.

Nottinghami u rikthye pas 23 vitesh në Premier League dhe siguroi fitoren e parë në shtëpi përballë Wast Hamit me rezultatin minimal 1-0, ndërsa ndeshja e radhës do të jetë përball Evertonit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat