Gjyqtari Zogaj tregon bisedën me Asllanin: Shqiptar je?

Futboll

Gjyqtari Zogaj tregon bisedën me Asllanin: Shqiptar je?

Më: 14 shtator 2022 Në ora: 18:22
Gjyqtari Zogaj tregon bisedën me Asllanin

Interi u përballë mbrëmjen e djeshme skuadrën e Viktoria Plzen në Ligën e Kampioneve, sfidë kjo ku rolin e arbitrit anësor e mbajti gjyqtari shqiptar Bekim Zogaj.

Zogaj ka treguar bisedën që ka pasur me mesfushorin e Kombëtares, Kristjan Asllani në momentin që 20-vjeçari është aktivizuar si zëvendësues.

Arbitri ka rrëfyer për ”Blic” fjalët që ka shkëmbyer me Asllanin.

“I thash, hej shqipe të uroj një lojë të mirë. U kthye dhe më tha: Shqiptar je?.

Më pyeti nga cili vend jam dhe i thash se jam nga Deçani i Kosovës.”, u shpreh Zogaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat