Saliba dëshiron të nënshkruajë kontratë të re me Arsenalin

Futboll

Saliba dëshiron të nënshkruajë kontratë të re me Arsenalin

Më: 20 shtator 2022 Në ora: 11:10
Saliba

William Saliba pritet që të mbetet te Arsenali për një kohë të gjatë.

Mbrojtësi francez nënshkroi me klubin nga “Emirates Stadium” në vitin 2019, por ai më pas pati disa periudha huazimi te Saint-Etienne, Nice dhe Marseille, përpara se të bëhej zyrtarisht pjesë e skuadrës së ekipit të parë këtë sezon.

Që në sezonin e parë me Arsenalin, Saliba ka treguar aftësitë e tij. Ai po vlerësohet si një nga futbollistët më të rëndësishëm, teksa është i pazëvendësueshëm në formacionin e Mikel Artetas.

“90min” raportoi se “Topçinjtë” duan t’i ofrojnë një kontratë të re 21-vjeçarit. Kontrata aktuale e tij skadon më 30 qershor 2024.

Të dielën, Arsenali shënoi fitore 0:3 në udhëtim te Brentfordi – teksa Saliba pas ndeshjes deklaroi se ai ndjehet “si në shtëpi”. Deklarata e tij po shihet si sinjal pozitiv për arritjen e marrëveshjes për rinovim të kontratës.

“Këtu jam në shtëpi. Më pëlqen Londra, më pëlqen klubi, më pëlqen gjithçka. Këtu ndihem si në shtëpinë time”, tha ai për “Sky Sports News”.

Falë paraqitjeve të tij të mira, William Saliba është ftuar nga Kombëtarja e Francës për ndeshjet e ardhshme në Ligën e Kombeve, kundër Austrisë dhe Danimarkës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat