Salihi zbulon gjithçka para duelit me Izraelin

Futboll

Salihi zbulon gjithçka para duelit me Izraelin

Më: 24 shtator 2022 Në ora: 20:29
Salihi zbulon gjithçka para duelit me Izraelin

Zv.trajneri i Kombëtares, Hamdi Salihi dha një deklaratë të shkurtër para duelit ndaj Izraelit që Shqipëria do të zhvillojë duke filluar nga ora 20:45. Në prononcimin, shkodrani u shpreh:

“Për momentin  i vetmi shqetësim ka qenë Uzuni, e ka tendinë të rënduar. Nuk mund të luajë për 90 minuta, ka folur edhe me mjekun në Spanjë, shpresojmë ta aktivizojmë disa minuta në qoftë se duhet në pjesën e dytë. Shpresojmë që loja të shkojë mirë dhe të ruhet për ndeshjen tjetër Uzuni.

Jemi munduar të pozicionohemi me 4-3-1-2 në formë romb, por nuk ka një formulë magjike për skemën, rëndësi ka interpretimi, sakrifica, dëshira. Çdo skemë ka avantazhet dhe të mirat e saj. Duhet të afrojmë më shumë”, u shpreh Salihi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat