Sulmuesi vihet në diskutim për Katar 2022

Futboll

Sulmuesi vihet në diskutim për Katar 2022

Më: 28 shtator 2022 Në ora: 16:16
Sulmuesi vihet në diskutim për Katar 2022

Kjo mund të përshkruhet si periudha më e keqe në karrierën e Ronaldos, për sa i përket formës në fushë.

Pesë herë fituesi i Topit të Artë po i afrohet ditëlindjes së tij të 38-të, por aktualisht ai ndodhet në një krizë të vërtetë sa i përket karrierë.

Ronaldo po vuan tashmë jo vetëm te Manchester United, ku ka humbur rolin e titullarit, por edhe te përfaqësuesja e Portugalisë dhe këtë e shfaqi qartësisht në ndeshjen ndaj Spanjës.

Tani vendi i tij në ekipin e Portugalisë për Kupën e Botës Katar 2022 po vihet në pikëpyetje, edhe pse së fundmi sulmuesi tha se dëshiron të luajë edhe në Euro 2024.

Mediat portugeze e kanë “kryqëzuar” lojtarin e Manchester United, ndërsa një ndër titujt kryesor të kësaj të mërkure ishte: “Më pak Ronaldo, më shumë Portugali”.

Ndërkohë në një Highlights të performëncës së tij në ndeshjen ndaj Spanjës që u mbyll me rezultatin 0-1, Ronaldo nuk ka bërë gjë tjetër veçse ka zhgënjyer.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat