Danimarka zbulon fanellën “protestuese” për Kupën e Botës në Katar

Futboll

Danimarka zbulon fanellën “protestuese” për Kupën e Botës në Katar

Më: 28 shtator 2022 Në ora: 19:36
Danimarka zbulon fanellën “protestuese” për Kupën e Botës në Katar

Danimarka do të veshë një fanellë në Kupën e Botës 2022 që fsheh sponsorin dhe simbolin e ekipit kombëtar, sepse ata ‘nuk dëshirojnë të jenë të dukshme’ në turneun e diskutueshëm të Katarit.

Njoftimi u bë nga sponsori i veshjeve Hummel, i cili kishte premtuar javë më parë se do të kishte një mesazh të veçantë në zgjedhjen e fanellës së tyre për kompeticionin, që do të luhet në nëntor dhe dhjetor.

Edhe pse ata janë të pranishëm në fanellën e kuqe, logoja e sponsorit dhe distinktivi që përfaqëson Federatën Daneze të Futbollit janë gjithashtu në të kuqe dhe për këtë arsye nuk do të jenë të dukshme nëse nuk shikohen nga afër.

“Kjo fanellë mbart me vete një mesazh”, shkroi Hummel.

“Ne nuk dëshirojmë të jemi të dukshëm gjatë një turneu që u ka kushtuar jetën mijëra njerëzve. Ne mbështesim ekipin kombëtar danez gjatë gjithë rrugës, por kjo nuk është njësoj si të mbështesim Katarin si një vend pritës”, u shpreh Hummel.

Vendimi për të pritur Kupën e Botës në Katar ka qenë një vendim i diskutueshëm që nga fillimi i FIFA-s, me shqetësimet që rriteshin me kalimin e kohës.

Shifrat zyrtare se sa punëtorë, shumë prej tyre emigrantë, kanë vdekur në ndërtimin e stadiumeve janë të vështira për t’u gjetur.

Katari gjithashtu ka ligje shumë strikte dhe kufizuese për alkoolin, gjininë, seksualitetin, të drejtat e njeriut dhe aftësinë e vendasve për të protestuar.

Disa e kanë lavdëruar qëndrimin e Danimarkës, të tjerë e kanë quajtur një gjest performues që përfundimisht arrin shumë pak.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat