Drita merr pikë në duel me Prishtinën në “Fadil Vokrri”

Futboll

Drita merr pikë në duel me Prishtinën në “Fadil Vokrri”

Nga: K.G. Më: 28 shtator 2022 Në ora: 19:56
Prishtina - Drita

Drita e Gjilanit vazhdon ecurinë e pa humbjeve përgjatë 8 ndeshjeve në Albi Mall Superliga e Kosovës.  

FC Drita ndahet baras (0:0) me Prishtinën, në takimin e  mbetur të javës së tretë që u zhvillua në stadiumin "Fadil Vokrri" në Prishtinë.

Të dy ekipet luftuan deri në fund, por si njëra palë po ashtu edhe skuadra tjetër, nuk ia dolën që të marrin pikët e plota.

Image

Kryetrajneri i Prishtinës Ismet Munishi dhe ai i Dritës, Ardian Nuhiu, ishin në presion të derbit, megjithatë ia dolën që të dalin të pamposhtur nga kjo sfidë.

Drita ka 5 fitore e 3 barazime, kryeson renditjen me 18 pikë, tre më shumë se Ballkani në pozitën e dytë (dy ndeshje më pak) dhe Prishtina është në të katërtin me 12 sosh.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat