Futbolli në Itali nuk do të jetë më i njëjti!

Futboll

Futbolli në Itali nuk do të jetë më i njëjti!

Më: 29 shtator 2022 Në ora: 11:29
Futbolli në Itali nuk do të jetë më i njëjti!

Italiania Maria Sole Ferrieri Caputi do të bëhet gruaja e parë që do të arbitrojë një ndeshje të Serisë A, njoftoi Shoqata Italiane e Arbitrave të Futbollit (AIA). Ajo do të drejtojë të dielën në orën 15:00 ndeshjen e xhiros së tetë të Serisë A mes Sasuolo-s dhe Salernitana-s.

“Nuk është një ditë e parëndësishme. Jam mjaft i prekur. Maria Sole do të bëjë debutimin e saj në Serie A sipas meritave të saj. Ne nuk japim privilegje. Ajo e meritonte. Ky është një sukses për të gjithë sistemin gjyqësor” tha kryetari i organizatës së gjyqtarëve, Alfredo Trentalandjel.

Caputi u promovua në grupin elitar të gjyqtarëve korrikun e kaluar. Sezonin e kaluar, ajo drejtoi 23 ndeshje në Serinë C, tre ndeshje në Serinë B dhe dy ndeshje në Kupën e Italisë.

FIFA e përfshiu atë në listën e gjyqtarëve për Kupën e Botës nën 17 vjeç në konkurrencën e femrave (nga 11 deri më 30 tetor).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat