Indonezia – Një nga fatkeqësitë më të rënda të futbollit

Futboll

Indonezia – Një nga fatkeqësitë më të rënda të futbollit

Më: 2 tetor 2022 Në ora: 11:38
Indonezia – Një nga fatkeqësitë më të rënda të futbollit

Një nga fatkeqësitë më të mëdha në botën e futbollit ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Indonezi, ku mbetën të vdekur rreth 180 persona ndërsa shumë të tjerë u lënduan.

Ngjarja ndodhi si pasojë e humbjes së ekipit vendas ndaj rivalëve në stadiumin e mbipopulluar të Malang, Java Lindore.

Situata u përkeqësua edhe më, pasi policia përdori gaz lotsjellës. Kjo shkaktoi panik, duke bërë që mijëra njerëz të iu drejtohen daljeve të stadiumit dhe për pasojë shumë nga ta mbetën të vdekur, raporton BBC.

Por, tragjedi të ngjajshme stadiumet kanë përjetuar edhe më herët

Në vitin 1964, 320 njerëz u vranë dhe më shumë se 1000 u plagosën gjatë një rrëmuje në një ndeshje kualifikuese olimpike Peru-Argjentinë në Lima.

Kurse, në vitin 1985, 39 njerëz vdiqën dhe 600 u lënduan në stadiumin Heysel në Bruksel, Belgjikë, kur tifozët u shtypën pas një muri që më pas u shemb gjatë finales së Kupës Evropiane midis Liverpool (Angli) dhe Juventus (Itali).

Në Mbretërinë e Bashkuar, në stadiumin Hillsborough në Sheffield u zhvillua një dëshpërim, që rezultoi në vdekjen e 97 tifozëve të Liverpool-it që ndiqnin gjysmëfinalen e Kupës FA të klubit kundër Nottingham Forest.

FIFA, organi qeverisës botëror i futbollit, deklaron se asnjë “gaz i kontrollit të turmës” nuk duhet të përdoret nga policia në stadiume.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat