Lajm i keq për tifozët, qytetet franceze i bashkohen protestës së Parisit

Futboll

Lajm i keq për tifozët, qytetet franceze i bashkohen protestës së Parisit

Më: 5 tetor 2022 Në ora: 14:51
Lajm i keq për tifozët, qytetet franceze i bashkohen protestës së Parisit

Botërori i Katarit po afron, turneu më prestigjioz i futbollit do të zhvillohet në periudhën 20 nëntor-18 dhjetor, teksa të shumtë janë personat që kanë humbur jetën duke punuar në ndërtimet e stadiumeve moderne ku do të zhvillohet Kupa e Botës.

Mijëra emigrantë, kryesisht nga Bangladeshi, India apo Pakistani, kanë humbur jetën duke punuar për ndërtimin e stadiumeve. Pagesa modeste, kushte të vështira pune, asnjë e drejtë njerëzore dhe presion për të përfunduar sa më shpejt stadiumet!

Një gjë e tillë ka shkaktuar zemërim në shumë vende. Tifozët gjermanë shpalosën një pankartë të madhe vitin e kaluar në duelin ndaj Italisë në Nations League, aty ku protestonin me fjalët: “15.000 të vdekur për skenë e madhe, FIFA nuk ka ndërgjegje. Bojkotoni Katarin”.

Danimarka ka zgjedhur ta ketë plotësisht të zezë fanellën e tretë me të cilën do të luajnë në Katar. “Një notë proteste ndaj Katarit dhe faktit që nuk janë respektuar të drejtat e njeriut. Ne kemi zgjedhur të zezën, sepse nuk duam të jemi të dukshëm në Katar, në një turne që i ka kushtuar jetën mijëra njerëzve.

Ne e mbështesim deri në fund kombëtaren e Danimarkës, por jo Katarin si vendi i mikpritjes. Ne mendojmë se futbolli duhet të bashkojë njerëzit dhe kur nuk e bën këtë atëherë duhet të mbajmë qëndrim”, lexohej në reagimin zyrtar të sponsorit Hummel.

Lëvizje edhe në Francë, aty ku Parisi ka vendosur të mos lejojë ekranet gjigante kur luajnë kampionët në fuqi të Didier Deschamps. Kryeqytetit i janë bashkuar edhe qytete si Marseille, Reims, Nancy, Bordeaux, Strasbourg, Lille dhe Rodez.

Tifozët ta harrojnë mbledhjen dhe grumbullimin në sheshe me ekrane të mëdhenj, ndërkohë që francezi Eric Cantona protestoi ashpër ditët e fundit, duke bërë thirrje që të bojkotohet Botërori i Katarit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat