KF Bashkimi ia dhurojnë fanellën e Erdanit babait të tij

Futboll

KF Bashkimi ia dhurojnë fanellën e Erdanit babait të tij

Më: 7 tetor 2022 Në ora: 18:53
KF Bashkimi ia dhurojnë fanellën e Erdanit babait të tij

Klubi i futbollit Bashkimi nga Kumanova ka bërë sot një gjestë të madh. Kryesia, stafi teknik dhe futbollistët kanë shkuar për ngushëllime tek familja e Erdan Ramadanit, i cili para disa ditësh ndërroi jetë dhe u varros në varrezat e qytetit të  tij të lindjes, shkruan Open-TV.

Gjatë vizitës në familjen Ramadani, kryetari i KF Bashkimi, Armend Destani në ëmër të të gjithëve u shprehu ngushëllime familjarëve, ndërsa babait të Erdanit, Naser Ramadanit ia dhuroi fanellën e Bashkimit me numrin 31.

“Paçit shëndet dhe inshalla e ruani kujtim. Zoti e shpërbleftë me xhenet Erdanin”, i tha kryetari i KF Bashkimi, Armend Destani, babait të Erdanit, Naser Ramadanit gjatë dorëzimit të fanellës dhe me pas shpërthyen lot.

Sa për kujtesë, Erdani i kishte bërë hapat e parë të futbollit te shkolla e Bashkimit, por që më vonë kishte vazhduar me shkollimin.

Erdan Ramadani humbi jetën në ujërat e lumit Vardar, pas një aksidenti në afërsi të Zhelinës. Trupi i tij i pajetë u gjet me 2 tetor, gjashtë ditë pas aksidentit, në kilometrin e tretë nga vendi i aksidentit, përkatësisht në afërsi të kazermës së Tetovës. Ai u varros me 3 tetor në varrezat e qytetit të Kumanovës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat