Kjo pamje tregon gjithçka si serbët sulmuan Granit Xhakën

Futboll

Kjo pamje tregon gjithçka si serbët sulmuan Granit Xhakën

Nga: K. Goca Më: 5 dhjetor 2022 Në ora: 19:36
MIlinkoviq - Saviq kap për fyti Xhakën

Fotografia është sa një mijë fjalë. 

Kjo fotografi tregon gjithçka, ku shihen katër lojtarë serbë kur iu turren Granit Xhakës. 

Nuk ka argument më të fuqishëm se kjo foto, portieri Vanja Milinkoviq – Saviq, pa pikë turpi, e kap për fyti kapitenin Xhaka.

Katër lojtarë serbë, në prapavijë edhe Milenkoviq, që i pari e nisi sherrin, rrethojnë djalin nga Kosova. Xhakës as që iu tremb qerpiku nga sulmuesit.

FIFA i ka të gjitha të qarta, dihet kush janë provokatorët dhe sulmuesit kundër Xhakës, në ndeshjen që u zhvillua të premten mes Zvicrës dhe Serbisë, në ndeshjen e fundit të xhiros së tretë të Grupi G të Kampionatit Botëror në futboll, që po mbahet në Katar.

 Zvicra është në të tetën e finales, ndërsa Serbia në shtëpi..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat