Ekipi nga UEFA Grow po qëndron për vizitë pune në Kosovë 

Futboll

Ekipi nga UEFA Grow po qëndron për vizitë pune në Kosovë 

Më: 6 dhjetor 2022 Në ora: 16:48
Ekipi nga UEFA Grow po qëndron për vizitë pune në Kosovë 

Një ekip nga UEFA Grow po qëndron për vizitë pune në Kosovë, në kuadër të procesit të strategjisë së investimeve kapitale të FFK-së për vitet e ardhshme.

Ekipi i kryesuar nga Oleksandr Kucheriavyi, bashkë me Phil Taylor dhe Adam Walker, krahas takimit me presidentin Agim Ademi dhe u.d. sekretarin e përgjithshëm, Taulant Hodaj, kanë zhvilluar takime edhe me ministrin e Sportit, Hajrulla Çeku, kryetarin e komunës së Prishtinës, Përparim Rama, si dhe të gjithë sektorët e FFK-së dhe me sponsorët.

Në takimin me ministrin Çeku u diskutua për investimet e përgjithshme infrastrukturore në futboll, e veçmas për projektet e mbetura në gjysmë për rinovimin e stadiumeve nëpër qytete. Gjatë këtij takimi ministri i Sportit shpalosi programin e investimeve në stadiume në të gjithë vendin për katër vitet e ardhshme dhe afatet e parapara të nisjes dhe përmbylljes së këtyre projekteve.

Edhe në takim me të parin e kryeqytetit, Përparim Rama në fokus ishte infrastruktura sportive, përkatësisht plani konkret i investimit në futboll, duke pasur parasysh faktin se të gjitha ndeshjet ndërkombëtare zhvillohen në kryeqendër.

Ekipi nga UEFA Grow bashkëbisedojë edhe me të gjithë sektorët e FFK-së si dhe sponsorët e FFK-së, ku u shpalosën planet dhe idetë për çuarjen përpara të futbollit kosovar. Po ashtu, ekipi nga UEFA Grow gjatë ditës e ka vizituar edhe Kampin Nacional në Hajvali ku nga afër ka parë investimet në këtë kompleks sportiv.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat