Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka, kanë kryer një punë të madhe

Futboll

Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka, kanë kryer një punë të madhe

Nga: K. Goca Më: 6 dhjetor 2022 Në ora: 22:24
Shaqiri e Xhaka

Djemtë tanë, Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka, treguan angazhim, lojëra cilësore dhe dhuruan emocione të mëdha të kudo që jetojnë e veprojnë shqiptarët.

Vet fakti që e dërguan në shtëpi Serbinë është fitorja më e madhe.

Ata që e njohin sportin, e dijnë se futbolli është sport i paparashikueshëm dhe humbja sikur sonte me rezultat 6:1 nga Portugalia, ishte vetëm një mbrëmje e keqe.

E dijnë të gjithë kur Brazili e humbi gjysmëfinalen me rezultat 7:1 nga Gjermania në Kampionatin Botëror 2014.

E rëndësishme është se kapiteni Xhaka dhe Shaqiri, dhanë maksimumin.

Të kesh një shqiptar kapiten në kombëtaren e Zvicrës në garën më të madhe, kjo nuk përshkruhet më asnjë fjalë.

Shaqiri u bë lojtar i tretë, së bashku me Lionel Messin dhe Cristiano Ronaldon, që shënuan në tre Botërorët e fundit.

Zvicra sonte është eliminuar në të tetën e finales së Kampionatit Botëror.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat