Gvardiol e zbulon se Liverpooli është klubi i tij i ëndrrave

Futboll

Gvardiol e zbulon se Liverpooli është klubi i tij i ëndrrave

Më: 7 janar 2023 Në ora: 13:29
Gvardiol

Josko Gvardiol ka zbuluar se Liverpooli është klubi i tij i ëndrrave.

Në një intervistë për “RTLDanas”, qendërmbrojtësi kroat u pyet rreth klubit të tij të ëndrrave.

“Nëse e pyes 10-vjeçarin Josko Gvardiol se ku do të donte të luante, çfarë do të thoshte?”, ishte pyetja e gazetarit.

“Liverpool. Që i vogël kam parë shumë ndeshje me babin tim, duke analizuar çdo sezon në detaje. Ky klub është ende në zemrën time”, ishte përgjigja e 20-vjeçarit.

Vlen të përmendet se më herët ka pasur raportime se Liverpooli ka shprehur interesim për anëtarin e Leipzigut.

Përveç Liverpoolit, për reprezentuesin e Kroacisë interesim kanë shfaqur edhe Real Madridi, Manchester City, Manchester Unitedi e Chelsea.

Ndryshe, Josko Gvardiol ka kontratë të vlefshme me Leipzigun deri më 30 qershor 2027.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat