Dikur dridhnin një ish Jugosllavi, sot kanë pirë kafe në Prishtinë

Futboll

Dikur dridhnin një ish Jugosllavi, sot kanë pirë kafe në Prishtinë

Nga: K. Goca Më: 13 janar 2023 Në ora: 20:40
Nga e majta Edmond Rugova, në mes Lulzim Berisha dhe në të djathtë Jusuf Tortoshi

Dy emra të spikatur të futbollit, Edmond Rugova dhe Jusuf Tortoshi. Emra që lamë gjurmë, së bashku me Prishtinën e gjeneratës së artë, arritën rezultate të lakmueshme në Ligën e Parë të ish Jugosllavisë. 

Bashkëlojtarë në fund të viteve të 70-ta dhe në fillim të viteve të 80-ta (deri 1985).

Dikur dridhnin një ish Jugosllavi, duke e mundur me 2:1 Partizanin e Beogradit në Prishtinë (1983), me 3:1 Cërvenën e Zvezdës në Beograd (1983), me 3:2 Dinamon e Zagrebit në Prishtinë (1983) etj.

Sot u takuan në Prishtinë, së bashku me kryetarin e tifozëve “Dardanët”, Lulzim Berisha, në njërën nga kafiteritë e Prishtinës, brenda stadiumit “Fadil Vikrri”, së bashku kanë pirë kafe. 

Tortoshi e Rugova së bashku me Berishën, folën për shumë gjëra, nga Prishtina e gjeneratës së artë të kapitenit Ramadan Cimilit, kapitenit Fadil Vokrrit e deri të kombëtarja e Kosovës, e cila që nga viti 2016 e këndej, po kënaqin me lojëra të mira në garat e ndryshme.

Me theks të veçantë folën edhe për ish presidentin e KF Prishtina, Beqir Aliu, që sot iu dha lamtumira e fundit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat