Cancelo zbulon pse u largua nga City: Nuk është për shkak të Guardiolas

Futboll

Cancelo zbulon pse u largua nga City: Nuk është për shkak të Guardiolas

Më: 1 shkurt 2023 Në ora: 11:18
Cancelo

Padyshim që njëri nga transferimet më të bujshme të kësaj merkatoje dimërore ishte edhe ai i Joao Cancelos te Manchester City.

Cancelo kaloi te Bayerni në formë huazimi deri në fund të këtij sezoni, respektivisht deri në muajin qershor.

Ndërkaq, Cancelo tani ka zbuluar arsyen pse u largua nga City, dhe nuk është trajneri Pep Guardiola ashtu siç pretendohej në media.

“Nuk kam pasur minutazhë të mirë, e cila ndikoi në vendimin tim, nuk është për shkak të Pep (Guardiolas). Me të vërtetë e doja një aventurë të re, Bayerni është ekip i ëndrrave”, tha Cancelo .

“E morra këtë shans kur më erdhi. E dija se ky është një ekip i madh dhe unë doja ta merrja këtë mundësi”, shtoi më tej mbrojtësi portugez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat