Sfida interesante në Kupën e Kosovës, Prishtina sfidohet nga Dukagjini

Futboll

Sfida interesante në Kupën e Kosovës, Prishtina sfidohet nga Dukagjini

Nga: K. Goca Më: 3 shkurt 2023 Në ora: 14:23
Pamje nga një ndeshje e Dukagjinit

Fituesi i Kupës së Kosovës, Llapi i Podujevës, e pret punë e vështirë në Prizren kundër Lirisë, ndërsa Prishtina ndeshet me Dukagjinin e Klinës, në kuadër të tetës së finales së Kupës së Kosovës në futboll.

Trepça ’89 luan në konak të Feronikelit 74, ndërsa Flamurtari sprovohet nga Vushtrria.

Malisheva nuk e ka lehtë me Fushën Kosovën, në takimin që luhet të dielën.

Takimet - E shtunë

Ballkani - A&N
Feronikeli 74’ - Trepça '89
Liria - Llapi
Flamurtari - Vushtrria

E diel

Behari - Prizreni
Gjilani - Vjosa
Malisheva - Fushë Kosova
Prishtina – Dukagjini
Ndeshjet luhen në orën 13.00

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat