Cassano: Mourinho nuk ka qenë kurrë trajner i madh

Futboll

Cassano: Mourinho nuk ka qenë kurrë trajner i madh

Më: 4 shkurt 2023 Në ora: 13:17
Mourinho

Antonio Cassano edhe një herë pa filtra në “Bobo TV”.

Episodi i fundit i takimit që sheh ish-lojtarin barez si protagonist, me Bobo Vierin, Lele Adanin dhe Nicola Ventola, i ofroi atij mundësinë të fliste edhe për Romën, në veçanti për Jose Mourinhon.

Ish-sulmuesi i Barit, Romës, Real Madridit, Interit dhe Milanit kritikoi edhe një herë portugezin, duke vënë në pah edhe çështjen Zaniolo.

Si zakonisht, fjalë shumë të forta nga “FantAntonio”, i cili sulmoi edhe gazetarin Ivan Zazzaroni.

Ky i fundit, një fytyrë e njohur televizive në Itali, përfundoi në “skarën” e Cassanos për mbështetjen e supozuar ndaj trajnerit portugez, për të cilën tha se ishte krejtësisht e pajustifikuar:

“Unë e njoh atë që nga viti 1999, është një mik i Mourinhos.

Ai po ndjek budallallëkun që thotë Mourinho dhe vazhdon ta mbrojë. Zazzaroni më ke inatosur që vazhdon t’i bësh fresk portugezit pa arsye”.

Duke shkuar konkretisht te Mourinho, në një javë të veçantë për Romën e eliminuar nga Kupa e Italisë nga Cremonese, Cassano ishte shumë i ashpër:

“Mourinho nuk ka qenë kurrë një trajner i madh, ai ka qenë gjithmonë një komunikues i madh.

Një nga të parët që diti të komunikonte. Është mirë të jesh i zgjuar me shtypin, të menaxhosh mirë lojtarët e fortë, jo me ata të dobët.

Sepse është e lehtë të jesh shok me lojtarët e fortë. Në Romë po kalon katastrofa pas katastrofash, ka shpenzuar para për të marrë lojtarë. Matic dhe Rui Patricio i ka afruar ai, jo unë. Shumë herë ishte dinak. Ditën tjetër na bënte për të vjellë. Nuk di të trajnojë. Roma duhej të fitonte edhe me ekipin e dytë (rezervat) ndaj Cremonese”.

Pastaj u fokusua te rastet e Karsdorp dhe Zaniolo, duke treguar cilat janë për të përgjegjësitë e trajnerit të Romës: “Ai bëri një katastrofë me Karsdorp, e ofendoi para të gjithëve. Tani thotë se po e kthen, kush e di pse. Tashmë e ka bërë këtë katrahurë. Njësoj me Zaniolo. Nuk duhet të na tregojë se Cremonese e meritoi kualifikimin, por të thotë arsyet pse nuk e ka lejuar skuadrën e tij të luajë futboll prej një viti e gjysmë

Futbolli i tij ka mbaruar: mbrojtje, spekulime, nuk ka më kampionë në dispozicion. Heq paralele mes tij dhe Allegrit, sepse futbolli ka ecur përpara, ndërsa ata të dy kanë mbetur 10 vite pas. Keni fituar, por nuk keni qenë trajnerë të mëdhenj.

Kështu që i them Zazzaronit të mos mbrojë, sepse ka shkatërruar dy-tre lojtarë. Kumbullën pas disfatës me Bodo e shkatërrove publikisht. Karsdorp e ke humbur. Zaniolo mund t’i ketë bërë gabimet e tij, por ju e flakët jashtë…, para të gjithëve”.

Mourinho duhet të largohet menjëherë, edhe sepse, sipas Cassanos tifozët mund të humbasin durimin: “I dashur Mourinho, shiko veten në pasqyrë. Duke parë që ke folur gjithmonë qartë dhe në fytyrën e të gjithëve…, a dëshiron të shkosh të stërvitësh një ekip kombëtar?

Nëse të pëlqen, shtrëngoju dorën Pintos dhe tifozëve të Romës që po ju japin shumë. Herët a vonë ata do ta kuptojnë, sepse nuk janë budallenj me një ekip si ky, ku mbi të gjitha nuk mund të jesh shok vetëm me një lojtar, Dybala, dhe m*t me gjithë të tjerët”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat