Gjashtë gola në “Volkswagen Arena”, Bayerni tregon fuqinë e kampionit

Futboll

Gjashtë gola në “Volkswagen Arena”, Bayerni tregon fuqinë e kampionit

Nga: K. G. Më: 5 shkurt 2023 Në ora: 19:26
Coman

Bayerni Munihu kthehet me tre pikë nga stadiumi "Volkswagen Arena" në Wolfsburg.

Bavarezët kanë shënuar fitore me rezultat 4:2 ndaj Wolfsburgut, në një ndeshje për t'u mbajtur sa i përket shënimit të golave, gjithsejt gjashtë.

Kimmich i Bayernit, në minutën e 54-të, u përjashtua me karton të kuq por këtë përparësi nuk e ka shfrytëzuar skuadra vendase.

Për Wolfsburgun realizuan Kaminski (44'), Svanberg (81') dhe për kampionin në fuqi shënuan Coman (9' e 14'), Muller (19') dhe Musiala (73').

Pas javës së 19-të në Bundesliga I, Bayerni kryeson me 40 pikë, pasojnë Union Berlini me 39, Dortmundi 37, ndërsa Wolfsburg zë pozitën e shtatë me 29.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat