Mjeku i Hatayspor: Atsu ende mes të humburve

Futboll

Mjeku i Hatayspor: Atsu ende mes të humburve

Më: 8 shkurt 2023 Në ora: 14:55
Atsu

Lajmet mbi fatin e Christian Atsu po bëhën gjithmonë e më kontradiktore.

Ditën e djeshme menaxheri i klubit Hatayspor, Mustafa Ozat, pohoi se lojtari ishte nxjerrë në jetë nga rrënojat e një ndërtese.

Ndërsa Federata Ganeze e Futbollit shkoi më tej duke zbuluar se Atsu po merrte trajtimin e duhur në një klinikë të një province pranë qytetit ku ndodhi “apokalipsi”.

Por për mjekun e skuadrës, vendndodhja e 31-vjeçarit ende është e panjohur.

“Kur dëgjuam se Atsu ishte transferuar në ‘Dortyol Hospital’ shkuam për ta vizituar dhe të flisnim, por për fatin e keq ai nuk ishte aty.

Për momentin drejtori sportiv, Savut Taner dhe Christian Atsu ende figurojnë mes të humburve”, tha Gurbey Kahveci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat